Aktualitet

Kryen vetëvrasje 42-vjeçarja, hidhet nga kati i 5-të i pallatit në Tiranë

Kryen vetëvrasje 42-vjeçarja, hidhet nga kati i 5-të i pallatit

*Foto ilustruese

Një 42-vjeçare i dha fund jetës në Tiranë, pasi ndërmori aktin ekstrem. Sipas njoftimit të policisë, e ndjera me inicialet S. H. u hodh nga kati i pestë i pallatit ku banonte, pasditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysen Gjura” dhe dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rëndë psikologjike. Gruaja mësohet se ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të marra.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./ Tiranapost.al