Qyteti

Ku të shkosh në Tiranën e prag vjeshtës

Ku të shkosh në Tiranën e prag vjeshtës

Për energjikët, të mërziturit, të dashuruarit, nazelinjtë, mamat e baballarët me fëmijë, grupin e mikeshave, gocën moderne, djalin tradicional, Tirana i ofron të gjitha mundësitë për ta pasur fundjavë çdo ditë të javës dhe sot apo nesër, kur të duash mund të argëtohesh, të pish një gotë, të hash delikatesa apo fërgesë, të dëgjosh live apo të pish një birrë për qejf te shkallët.

[caption id="attachment_419232" align="aligncenter" width="577"] Foto nga Cioccolati Italiani[/caption]

[caption id="attachment_419233" align="aligncenter" width="586"] Foto nga Cioccolati Italiani[/caption]

Tiranapost ka disa propozime si për ty që s`e hap dot gojën për të ngrënë në mëngjes pa pirë më parë kafen ashtu edhe për ndonjë që do mëngjese të ëmbël alla italianë. Mund të shkosh tek "Cioccolati Italiani" në ish-Bllok. Një kafe me një briosh ta sjell shpirtin në vend, sidomos kur rreth e rrotull të shpon hundët aroma e vaniljes dhe çokollatës.

[caption id="attachment_419234" align="aligncenter" width="593"] Foto nga Padam[/caption]

[caption id="attachment_419235" align="aligncenter" width="582"] Foto nga Padam[/caption]

[caption id="attachment_419236" align="aligncenter" width="582"] Foto nga Padam[/caption]

[caption id="attachment_419237" align="aligncenter" width="575"] Foto nga Padam[/caption]

[caption id="attachment_419278" align="aligncenter" width="550"] Foto nga Grepi i Artë[/caption]

[caption id="attachment_419279" align="aligncenter" width="550"] Foto nga Grepi i Artë[/caption]

[caption id="attachment_419281" align="aligncenter" width="578"] Foto nga Tribe[/caption]

[caption id="attachment_419282" align="aligncenter" width="583"] Foto nga Tribe[/caption]

[caption id="attachment_419283" align="aligncenter" width="474"] Foto nga Tribe[/caption]

Për ty që të zë dreka jashtë e ke neps për gjëra të mira ke pafund mundësi zgjedhjeje, se Tirana ka restorante me gatime për të lëpirë gishtat. Por mund të shkosh tek "Padam", përballë Ministrisë së Integrimit ose tek Grepi i Artë (Golden Hook) te ish-ekspozita, që ka specialitet peshkun. Nëse ke vendosur për të ngrënë darkën jashtë, ke Tribe.

[caption id="attachment_419285" align="aligncenter" width="600"] Foto nga Adrion[/caption]

Në mos qofsh fare tip lokalesh, restorantesh apo kafenesh e baresh fancy ku mblidhen kryesisht të rinjtë, merr një birrë dhe ulu në cilat shkallë të duash, të Politeknikut në Sheshin Nënë Tereza apo tek shkallët e Operës në Sheshin Skënderbej. Je që je aty, shtyje derën e librarisë më të madhe të kryeqytetit, Adrion. E ke hapur deri në 21:30 dhe gjen tituj në shqip e në anglisht, dhe jo vetëm. Madje edhe suvenirët i gjen aty.

[caption id="attachment_419287" align="aligncenter" width="631"] Foto nga Shtëpia e Gjetheve[/caption]

[caption id="attachment_419288" align="aligncenter" width="600"] Foto nga shtëpia e Enver Hoxhës[/caption]

[caption id="attachment_419289" align="aligncenter" width="1079"] Foto nga BunkArt[/caption]

Nëse je për një dalje eksploruese apo ke me vete një mik që dëshiron të njohë më shumë nga historia, mund ta kalosh ditën në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, në Shtëpinë e Gjetheve, në Bunk Art, në Galerinë e Arteve apo në Shtëpinë e Ismail Kadaresë që s`ka shumë që është hapur. Zbulon pa fund histori, mëson shumë për të shkuarën.

[caption id="attachment_419290" align="aligncenter" width="650"] Foto nga Pazari i ri[/caption]

[caption id="attachment_419291" align="aligncenter" width="694"] Foto nga Kalaja e Tiranës[/caption]

Ka akoma. Është Pazari i Ri dhe Kalaja e Tiranës, dy zona që e kanë konkurruar ish-Bllokun denjësisht, me lokale, restorante dhe ushqim të mirë, edhe tradicional edhe organik, edhe prodhime deti, edhe akullore apo pasta me krem gjalpi.

[caption id="attachment_419292" align="aligncenter" width="575"] Foto nga Latitude[/caption]

[caption id="attachment_419293" align="aligncenter" width="583"] Foto nga Latitude[/caption]

[caption id="attachment_419294" align="aligncenter" width="594"] Foto nga Latitude[/caption]

Për prindërit me fëmijë të vegjël, adoleshentë apo edhe të rritur energjikë, ka një zonë të re argëtimi që quhet Latitude Tirana. Me lojëra për të vegjël e për të rritur, ca prej tyre si në foto.

Pas gjithë këtyre alternativave, e dimë që zgjedhja u bë e vështirë, por kemi një vjeshtë e një dimër të tërë para./Tiranapost.al