Showbiz

Kunatat e Çiljetës në fakt nuk janë të Çiljetës, por portalet u bënë prapë lëmsh

Kunatat e Çiljetës në fakt nuk janë të

E mbani mend atë historinë kur një deklaratë të Erion Veliajt e ngatërruan me të Ardit Gjebreas? (Nëse jo, e lexoni këtu) Portalet e bënë sërish dhe fajin e ka copy-paste. Këtë herë dy nuset e djemve të xhaxhait të Çiljetës i bënë motrat e Albanit. Dhe përfundimi ishte që Çili ka zyrtarizuar lidhjen dhe po del me kunatat, kur në fakt Albani ka vetëm një motër që jeton jashtë Shqipërisë.

[caption id="attachment_416959" align="aligncenter" width="535"] Foto nga lajmet[/caption]

Kjo nuk është hera e parë që Çiljeta poston foto me dy zonjat dhe me një kontroll të vockël në Google mund ta mësosh të vërtetën.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/kush-foli-per-seks-e-kush-e-hengri-ardit-gjebrea-dhe-erion-veliaj-gafa-e-radhes-ne-rrjet/