Aktualitet

Kur më vdiq babai hoqa vëthin dhe mjekrën! Rama tregon amanetin e të atit

Kur më vdiq babai hoqa vëthin dhe mjekrën! Rama tregon amanetin e

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/634181850455166/

Në vijim të takimeve me familjarët e viktimave që humbën jetën nën rrënoja, kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe momente nga vdekja e babait të tij, Kristaq Ramës.

Ai pati një takim me Ajet Meçjan, i cili humbi gruan, vajzën dhe mbesën, dhe më pas me familjen e Fatmir Gjanës, ë humbi bashkëshorten, Xhuljetën

“‘Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë’, më thoshte, ‘aman kur të iki nuk do t’i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh vetë, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj’. Unë lidhjen me babanë e kam pas të fortë shumë…”, tregoi fillimisht kreu i qeverisë.

Më pas ai ndau të tjera detaje nga biseda me kryefamiljarin Gjana:

“Nuk duhet të dalësh jashtë, kur bie tërmet. Ishim të vegjël kur ra një tërmet. Më kujtohet, Kristaqi i shkret më kapi mua dhe Olsin te dera”.

Gjana: Ky ishte shumë i fortë dhe u këputën katet e para. Katër kate ranë si me rënë një kuti.

Rama i drejtohet djalit të Fatmirit: Më hoqe mallin e vëthit tim. Kam pasur vëth edhe unë, e hoqa kur më vdiq babai, isha në Paris, dhe kishim shumë marrëdhënie të afërt, por unë do nisesha të nesërmen se nuk kishte avion, dhe kam ndenjur nga stresi nuk e di se sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë fare, hoqa vëthin dhe u bëra si njeri normal, se më parë quhesha jo normal, dhe erdha për varrimin. Pastaj, ditën e varrimit u bëra ministër, ishte koincidencë./ Tiranapost.al