Aktualitet

Kur shtohen gratë në drejtim, do shtohet edhe bashkëpunimi në rajon. Bregu: Dy sfidat më të mëdha para nesh...

Kur shtohen gratë në drejtim, do shtohet edhe bashkëpunimi

Kur të shtohen gratë në drejtim me gjasë do te shtohet edhe bashkëpunimi në rajon. Siç shihet në foto e vetmja grua në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Gjenevë është sekretarja e RCC, Majlinda Bregu. Sot në Gjenevë u zhvillua takimi për një Dialog Strategjik mes liderëve të rajonit, ndërsa Bregu qëndron e ulur në krah të të dërguarit të posaçëm të DASH për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Dialog Strategjik me Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që u takuan sot në Gjenevë: Integrimi rajonal bëhet domethënës pasi rezultati final të jetë Integrimi në BE. Sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: forcimi i bashkëpunimit rajonal në një kohë pasigurie dhe zbërthimi i pritshmërive për Procesin e Berlinit përballë integrimit në BE të rajonit. Dhe ndërsa Ballkani Perëndimor është duke pritur për një qartësi mbi zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë për të zgjeruar bashkëpunimin midis 6 vendeve të rajonit. Të gjithë ne duhet të kuptojmë qartë se çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni nuk do të na çojë askund”, shkruan Bregu në postimin e Instagramit.

https://www.instagram.com/p/B4m-CpKgnDS/

Një e mire është se në këto takime kemi dy shqiptarë, edhe kryeministrin Rama edhe zonjën Bregu që drejton institucionin për gjithë rajonin, por mbetet shqiptare sidoqoftë./ Tiranapost.al