Aktualitet

Kurti flet për fillim të ri, Rama: E ka ngaqë është i ri në detyrë, duhet më shumë shpejtësi e re

Kurti flet për fillim të ri, Rama: E ka ngaqë është i

Duket si lojë fjalësh, por janë qëndrimet që dy kryeministra shqiptarë ndajnë për pyetjet në lidhje me zbatimin e 77 marrëveshjeve që janë nënshkruar mes dy vendeve, por që nuk janë zbatuar.

Albin Kurti: Ne jemi kryeministra që shprehim planet dhe parashikimet t’i bëjnë të tjerët. Prej kontrollove dhe verifikimeve të dyfishta mes vendeve, përbëjnë një anormali dhe do t'i eliminojmë që dy vendet të jenë sa më afër me njëra-tjetrën.

Edi Rama: Albini e quan fillim i ri, se është i ri në detyrë. Por një shpejtësi e re është e domosdoshme. Komisioni do t’i japë mundësi dy qeverive jo thjesht për të nënshkruar marrëveshje të reja, por për të ndjekur dhe shtyrë në drejtimin e duhur në ato pika ku do të konstatohet se ka nevojë për ushtrim në vullnetit qeverisës. Sot qytetarët e Kosovës s’kanë nevojë procedurë burokratike në Shqipëri, në Kosovë ka mbetur e njëjta si për shqiptarët dhe kinezët. Mbetet thjesht një çështje burokracie s’ka lidhje me vullnetin politik. Në këtë aspekt duke qenë se Albini vjen me energji të reja është një potencial për të shtyrë më shumë. Në mbledhjen e fund-marsit do të na gjykoni për faktet dhe jo për përshëndetjet ceremoniale.

Kryeministri Rama iu referua deklaratës së homologut të tij nga Kosova, Kurtit, i cili në fillim të konferencës për mediat u shpreh: “Në dekadën e tretë të kemi një fillim të ri të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çka nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve. Do të ngremë një komision që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar të zbatohen, por dhe të shtohen”. / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rama-dhe-kurti-replika-ne-konferencen-e-perbashket-per-makro-shengenin-shqiptar-dhe-mini-shengenin-ballkanin/