Showbiz

Kush i drejton këta personazhe?

E dini pse në këtë periudhë kanë ditëlindjen shumica e fytyrave të njohura të ekranit dhe politikës? Sepse shenja e tyre e horoskopit i drejton drejt famës, udhëheqjes, dukjes, qendrës së vëmendjes. Dashi është shenja e parë e Zodiakut dhe e dini cila është karakteristika e tyre themelore? Të arrijnë të parët. Prandaj po dëgjojmë kaq shumë ditëlindje mes të famshmëve. Janë të destinuar për të qënë të tillë.

Kur të lexoni karakteristikat do të kuptoni se sa për shtat u rrinë

Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht, si Ermal Mamaqi.

Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës, si Ilir Meta.

Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do ta verë punën në vijë. Të lindurit Dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura, si Kledi Kadiu.

Kledi-Kadiu

Ngaqë sundohen nga planeti Mars, që është planeti i luftës, ata janë si Zoti i tyre, energjikë dhe luftarakë , agresivë dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar, si Monika Kryemadhi.

Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të merret me një projekt, ta drejtojë vetë. Kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e vret mendjen, sepse ata janë shpesh herë optimistë, si Jonida Maliqi

E duan lirinë janë njerëz të veprimit . Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet, si Erjon Braçe

Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese, si Ditmir Bushati

Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë: shpesh herë e nisin një projekt dhe mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë, si Adi Krasta

adi krasta

Janë iniciatorë të ideve të reja dhe i udhëheqin ato. Shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht. Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit. Shpesh irritohen shpejt nga cektësia e miqve të tyre, si Vera Grabocka

Në nivelin mendor të lindurit Dash janë të zgjuar e objektivë. Ju pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera herës iu futen sfidave të mëdha. Shumë nga veprimet e tyre mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë, si Armand Peza.

Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar e ndonjëherë naivë, si Ilva Tare

Dashi është i prirur të jetë i pamëshirshëm, sidomos profesionalisht. Njerëzit me këtë shenjë janë entuziastë për mundësitë e reja dhe kur i kanë përpara, shfrytëzojnë çdo mundësi për ta arritur  qëllimin, si Andi Bushati

Më shumë se çdo shenjë tjetër, Dashi është i prirur të shohë tablonë e madhe. Ata dëshirojnë t’i shohin të gjitha pjesët lëvizëse të jetës e të ecin së bashku. Përgatiten mirë për të ardhmen dhe nuk e çojnë kohën kot me detajet e vogla, si Xhensila Myrtezaj

Ata janë egoistë duan të jenë gjithnjë të parët, pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre, si Ilir Shaqiri

ilir shaqiri