Showbiz

Kush është e dashura e re e Leonardo DiCaprios dhe a ia fitoi zemrën atij siç edhe neve?

Kush është e dashura e re e Leonardo DiCaprios dhe a ia fitoi

Një personazh i ri ka hyrë zyrtarisht në showbiz. Ajo është Camila Morrone e dashura e Leonardo DiCaprios. Fotot e të dyve duke shkëmbyer puthje në det po bëjnë xhiron e rrjetit. Po kush është Camila? Nga vjen? Ç`punë bën? Dhe si do shkojë lidhja me aktorin 43-vjeçar që njihet për pasionet e shkurtra dhe lidhjet e shumta me modele më të reja në moshë?

[caption id="" align="aligncenter" width="470"]Pucker up! Leonardo DiCaprio shared a passionate kiss with his busty girlfriend Camila Morrone, 21, in the sea during their sun-drenched French getaway on Monday (Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone në pushimet e kësaj vere, në Francë)[/caption]

Camila ka lindur në Buenos Aires, në Argjentinë në qershor të 1997-s. Ajo është e bija e ish-modelëve Maximo Morrone dhe Lucila Sola, nga të cilët ka trashëguar edhe pasionin e profesionin për modeling. Njëkohësisht njerku i saj është Al Pacino, pasi e ëma është e martuar me aktorin.

[caption id="attachment_261988" align="aligncenter" width="530"] (Babai i Camila-s, Maximo Morrone kur pozonte për Dolce Gabbana, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_261989" align="aligncenter" width="512"] (Mamaja e Camila-s Lucila Sola dhe i shoqi, Al Pacino, foto nga Pinterest)[/caption]

Hera e parë që Camila u njoh ndërkombëtarisht ishte në 2016-n në kopertinën e Vogue të Turqisë. Si pjesë e agjencisë së modelimit IMG ka modeluar për koleksionin Moschino 2017. Po nuk e ka lënë pas dore as pasionin për aktrimin. Luajti në filmin “Bukowski”, “Never Goin’ Back” dhe “Death Wish”.

[caption id="attachment_261992" align="aligncenter" width="412"] (Kur Camila ishte në kopertinën e Vogue, foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_261993" align="aligncenter" width="392"] (Kur Camila sfiloi për Moschino 2017, foto nga Google)[/caption]

21-vjeçarja ka një profil shumë aktiv në Instagram në të cilin ka gati 900 postime dhe 1.4 milionë ndjekës. Pjesa më e madhe e fotove e prezanton ashtu siç është me shumë pak, ose aspak grim, me flokë natyrale dhe shumë buzëqeshje.

[caption id="attachment_261996" align="aligncenter" width="1078"] (Foto nga profili i Camila Morrone në Instagram)[/caption]

[caption id="attachment_261998" align="aligncenter" width="699"] (Camila Morrone, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_262001" align="aligncenter" width="700"] (Camila Morrone, foto nga Instagrami)[/caption]

 

[caption id="attachment_261999" align="aligncenter" width="579"] (Camila Morrone, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_262000" align="aligncenter" width="582"] (Camila Morrone, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_262002" align="aligncenter" width="576"] (Camila Morrone, foto nga Instagrami)[/caption]

Pikërisht këto karakteristika duhet ta kenë bërë për vete edhe Leonardo DiCaprion, i cili ka një simpati të hershme për modelet. Në fotot e fundit duket shumë i dhënë pas Camila-s. Megjithatë DiCaprio njihet si feminist. Çdo verë e çdo vit nga një modele në jaht. Pas Nina Agdal, Kelly Rohrbach dhe Toni Garrn, prej 8 muajsh, që nga dhjetori i 2017-s është Camila.

[caption id="attachment_262004" align="aligncenter" width="975"] (Nina Agdal dhe Leonardo DiCaprio, foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_262006" align="aligncenter" width="971"] (Kelly Rohrbach dhe Leonardo DiCaprio, foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_262007" align="aligncenter" width="734"] (Toni Garrn dhe Leonardo DiCaprio, foto nga Google)[/caption]

Megjithatë mbetet për t`u parë kësaj here nëse 21-vjeçarja Camila Morrone ia ka fituar edhe atij zemrën siç na e fitoi neve, apo është thjesht një flirt vere, një modele më shumë.

[caption id="attachment_262008" align="aligncenter" width="860"] (Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone, foto nga Google)[/caption]

Në galeri mund të shfletoni disa nga fotot e Camila Morrones

Ky post u përshtat nga eonline, instyle, wmagazine dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

http://www.tiranapost.al/serish-mbi-uje-si-tek-titaniku-leonardo-dicaprio-ne-skena-romantike-te-dashuren/