Aktualitet

Kush është "i forti" i Sukthit në makinë me prokurorin Ndoja? Historia e para 3 viteve kur dhunoi biznesmenin libanez

Kush është "i forti" i Sukthit në makinë me

Prokurori Arjan Ndoja ndodhej në automjetin që u sulmua me armë me dy persona me precetendë kriminalë dhe një grua. Një prej personave është identifikuar si Landi Muharremi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Landi Muharremi ka ndërruar emër, dhe se ai tashmë njihet si Aleksandër Laho.

Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit”, ishte një prej personave që u akuzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri.

[caption id="attachment_439615" align="alignnone" width="768"] Biznesmeni libanez[/caption]

Ngjarja ka ndodhur në 10 shtator të 2016-s, ku Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë. E gjithë skena ndodhi në sy të familjes së biznesmenit.

Shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt pronësie në Gjirin e Lalëzit. Pas ngjarjes kompania e tij u tërhoq zyrtarisht nga investimi gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.

Kompania Omnix Albania deklaroi madje se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në Gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/sulm-me-arme-makines-se-prokurorit-arjan-ndoja/