Aktualitet

Kush foli për seks e kush e hëngri. Ardit Gjebrea dhe Erion Veliaj, gafa e radhës në rrjet

Pyetjes ngacmuese të Roza Latit se “A të del koha për seks, pas gjithë axhendës së ngarkuar”, Erion Veliaj iu përgjigj: “Do habitesh, por më del”. E mori një këtë deklaratën e tij dhe u ngatërrua pa dashje apo me dashje, në vend të Erion Veliaj shkroi Ardit Gjebrea. Po e nxori njëri, e bëjnë të gjithë. Pas këtij të parit, që e vështirë të gjejmë kush ishte, e postuan me sy mbyllur gjithë të tjerët. Pa e vrarë fare mendjen. Se po ta kishin vrarë vetëm pakëz, do kuptonin që brenda në tekst, që citohej nga Arditi gjoja, por që ishte thënë nga Veliaj, diçka me inspektimet e punimeve nëpër Tiranë. Se ç`inspektime do bënte Gjebrea nëpër Tiranë? Po edhe pse e morën copy-paste, e s`e panë punën e inspektimeve, diçka tjetër mund t`i kishte ndihmuar. Nëse e ndjekin showbizin, duhet ta dinë mirë se Arditi s`para jep intervista. Në fundvit pamë Erion Veliaj, gati në çdo ekran, kurse Arditi rrallë e për mall del. Mjaftohet me të qenurin pranë publikut çdo të diel nga 6 orë. Po prapë hiç portalet. I mori rrjedha që na merr të gjithëve kur jemi online. Vrap kush ta nxjerrë i pari e duke mos verifikuar atë që shkruajmë. Për 3 ditë rresht vlon kjo temë dhe na falni por duhet ta sqaronim. Beso, kontrollo thonë. Kështu që herë tjetër, kërkojeni ndonjë video gjëkundi, dëgjojeni me veshët tuaj dhe pastaj postojeni.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=p7pbXvDI_gY[/embed]

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]