Aktualitet

Kush i uli në tavolinë për zgjedhoren? Robert Rakipllari zbulon bisedën e Palmer me Bashën dhe emrin e ambasadorit ndërmjetësues

Kush i uli në tavolinë për zgjedhoren? Robert Rakipllari zbulon

I ftuar në Opinion, gazetari Robert Rakipllari foli për marrëveshjen për reformën Zgjedhore mes Opozitës dhe Maxhorancës. Ai tha se takimi, pra ulja në tryezë kaq shpejt ishte një surprizë por zbuloi sipas informacioneve që kishte, se ka qenë ambasadori britanik Duncan i cili ka lehtësuar marrëvershjen.

Rakipllari: Kishte indicie por që takimi do bëhej shpejt, ishte surprizë. Besoj që kam informacion, përfaqësuesit ndoshta e dinë me detaje por bazamenti i asaj që ndodhi sot ishte pakt i detyruar për të rinisur diskutimin për rregullat e lojës. Është ndjekur një strategji e caktuar dhe tashmë jemi në një situatë tjetër. Unë mendoj që bazamenti është rezoluta e Bundestagut gjerman që kërkon dhe është negociuar mes të djathtës dhe të majtës së parlamentit Gjerman. Fillimisht ka qenë ky bazamenti, që ka qenë kusht për hapjen e negociatave dhe që do miratohej me veton e opozitës më pas ka ecur... unë di që në një tryezë në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit ku ka shkuar edhe zoti Ivi Kaso ka pasur një indicie të fortë amerikane, Palmer ka folur ne telefon me Bashën ku i ka kërkuar të jetë në atë tryezë, procesi ka vijuar me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, tërmeti solli qetësim, por së fundmi është ambasadori britanik në Tiranë që ka lehtësuar marrëveshjen./ Tiranapost.al. E.B

Image result for ambasadori britanik ne Tirane