Aktualitet

Kushtetuesja/ Komisioni i Venecias tregon kur do u përgjigjet 6 pyetjeve të Kuvendit për Metën

Kushtetuesja/ Komisioni i Venecias tregon kur do u përgjigjet 6 pyetjeve

Me datë 30 dhjetor, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i dërgoi një letër Komisionit të Venecias ku kërkohej një opinion lidhur më ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, konkretisht lidhur me procedurat emërimit të anëtarëve të Gjykatës dhe aktet e presidentit Meta.

Sot sekretari i Komisionit, Thomas Markert ka thyer përgjigje në adresë të Ruçit ku e njofton se Komisioni do të diskutojë këtë çështje në sesionin e marsit e më pas do të dërgojë konkluzionet.

Dokumenti: 

Venecia 1

Kujtojmë se se letrën e dërguar me firmën e kryeparlamentarit për presidentin e Komisionit të Venecias, parashtrohen ato që kanë ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për të plotësuar vendet vakante. Konkretisht janë 6 pyetje të shtruara nga Komisioni Hetimor Parlamentar që po përgatit draftin për shkarkimin e presidentit Meta, me argumentet se ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke ia bashkangjitur mes pretendimeve edhe për zhdekretin e datës së zgjedhjeve.

6 pyetjet siç janë bërë publike edhe më herët mund ti lexoni si më poshtë. Ndërkaq, presidenti Meta ka kallëzuar në prokurosi Ardian Dvoranin, kreun e KED të cilin e akuzon për shkelje të ligjit dhe tejkalim të kompetencave të tij, për mënyrën se si u përpiluan listat me kadidatët.

 Kuvendi i Shqipërisë do të vlerësonte shumë opinionin e Komisionit të Venecias, si për pyetjet sa më poshtë, ashtu edhe për çdo çështje tjetër që lidhet me rastin në shqyrtim:

1. Emërimi i një gjyqtari kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi a cenon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? Sa e pajtueshme është me konceptin e një “gjykate të caktuar me ligj”, siç parashikohet në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zgjedhja e një gjyqtari në kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe ligjore?

2. A ndikon situata e paraqitur në pyetjen e parë në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh kjo me opinionin e Komisionit të Venecias të datës, 14.03.2016, për mekanizmat zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?

3. A është në përputhje me standardet më të mira, zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar gjyqtari kushtetues?

4. A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

5. Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

6. Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin? / Tiranapost.al.