Aktualitet

Kushtetuesja/ Presidenca i bën kërkesë Venecias

Kushtetuesja/ Presidenca i bën kërkesë Venecias

Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi Tedi Blushi, ndërkohë që kujtojmë se Venecia po përgatitet për dërgimin e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri, pas kërkesës të Parlamentit në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit, të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit .

Postimi i Tedi Blushit:

Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij./ Tiranapost.al