Kosova

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 24 dhjetor, e para me qeverinë e re

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 24 dhjetor, e para me qeverinë e re

Kuvendi do të mblidhet për herë të parë me krijimin e qeverisë së re në 24 dhjetor në orën 9:00, ku njëkohësisht do të jetë dhe e fundit për këtë vit.

Ishte Presidenti Hashim Thaçi që mori vendimin për mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

“Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës./ Tiranapost.al