Aktualitet

Kuvendi kërkon rikthimin në hetim të çështjes CEZ

Kuvendi kërkon rikthimin në hetim të çështjes CEZ

Kuvendi ankimon vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e pushoi çështjen, lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007, me pretendimin se nuk kishte vepër penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

Shkresa mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili një ditë më parë paralajmëroi gjyqtarin që mori vendimin për mbylljen e dosjes CEZ.

Socialistët pretendonin se biznesmeni Nuel Kalaj për shkak të lidhjeve që kishte me Shkëlzen Berishën, kishte ndikuar në çështjen e privatizimit. Si prova për këtë paraqiteshin disa e-maile të shkëmbyera mes Kalajt dhe përfaqësuese të kompanisë çeke CEZ. Por gjykata arsyeton se nga përmbajtja e e-mail-eve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH të CEZ.

Ky vendim po merret “për të kryer veprimet hetimore të cilat janë të domosdoshme për të arritur nj konkluzion ligjor dhe objektiv në lidhje me veprat penale, të kallëzuara nga Kuvendi dhe autorët e tyre”.

/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/taulant-balla-sulmon-gjyqtarin-qe-pushoi-ceshtjen-e-cez/