Politikë

Kuvendi sot, ja projektligjet që do të diskutohen

Kuvendi sot, ja projektligjet që do të diskutohen

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë sot në seancën plenare projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”, si dhe projektligji “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Gjithashtu Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi sot pritet të miratojë edhe programin e punës së Kuvendit për periudhën 28 tetor – 13 dhjetor 2019 si dhe kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 tetor – 15 nëntor 2019./ Tiranapost.al