Bëje me Arkitekt

Kuzhinat, çfarë do jenë më shumë trend këtë vit

Keep it simple! Dhe ja si ta beni kuzhinën tuaj të duket bukur në çdo kohë.

Ingrid Martini, Arkitekte/ Qe nga perdorimi i nje palete ngjyrash monokromatike, tek perdorimi i eneve te kuzhines si art i varur neper mure, tek perdorimi i bimeve te gjelberta si pike fokusi.

Por mbi te gjitha: Keep it simple. Dhe ja si ta beni kuzhinen tuaj te duket bukur ne cdo kohe:

Magazinojini gjerat ne plane te hapura. (pa kapake)

Rregulli eshte: Nese arrin ta shohesh, do ta perdoresh! Dhe sidomos, nese ke kohe qe nuk te bie rasti ta perdoresh, hidhe! Raftet e hapura jane te lehta per tu instaluar, shume me te lira se dollapet e mbyllur me kanate, por edhe ne shume raste te preferueshme pasi nuk I zene frymen hapesires se gatimit. Dhe e bukura eshte qe ka plot mundesi zgjedhjeje, e qe gjejne vend pothuajse ngado. Ka variante metalike, druri, xhami. Dhe duken nje mrekulli te mbushura me filxhane, gota, vazo.

Varini enet e gatimit neper mure.

A ka me tjeshte sesa te te varesh ene, garuzhde, thika, prerese, hapese, ne kapese metalike? Neper siperfaqe vertikale, qofte neper mure, apo ane mobiljesh. Keshtu do te lironi vend nga banaku i kuzhines suaj. Sepse e sigurte eshte qe, sado e madhe te jete kuzhina, ka gjithmone disa ene apo pajisje qe rrine mbi banak.

Perdorni nje palete monokrome.

Perdorimi i te njejtes ngjyre ne mure dhe ne tavan, jep iluzionin e nje hapesire me te madhe e me te larte. E ben te gjithen te ndihet ne harmoni, voluminoze, e qete, e sofistikuar.

Shtoni bime te gjelbra dhe lule.

Qofte te mbjella ne vazo apo te keputura e te vendosura ne vazo me uje, bimet e fresketa (jo ato artificiale), si rozmarina, dafina, borziloku, majdanozi, rigoni, etj, mund t'i shtojne jete si me magji sapo i zymte e i murrme te jete ambjenti juaj i gatimit.

Ngjyrat.

Kurre mos e nenvleresoni fuqine e ngjyrave. Ngjyra ka fuqine te jape nje impakt totalisht te ndryshem ne spektre te ndryshme te saj. Ndaj , nese rastesisht e urreni kuzhinen tuaj, provoni t?i nderroni ngjyren, e do me kuptoni per cfare e kam fjalen.

Por keshilla kryesore eshte: Keep it simple, ?.

Perpiquni te mos krijoni nje kakofoni finiturash, materialesh, motivesh. Krijoni grupe te vogla me pajisjet tuaja te kuzhines, krijoni ansamble te vogla me kornizat qe varni neper, qe ato te ndihen e te perceptohen si nje. Dhe ju lutem hiqeni nga perdorimi ate shprehjen ?per thyerje?,se prej aty nisin te gjitha situatae elodhshme e marramendese, te mbingarkura. Sic thoshte nje burre I mencur me emrin Mies ?less is more?. Dhe sa te drejte ka pasuar, ketu e 100 vjet perpara.

Ps. Per ata qe nuk e njohin, eshte ky zoteria ne foto./ Blogu - Bëje me Arkitekt/ Copyright Tiranapost.al