Aktualitet

Ky është 28 vjeçari me dy mbiemra që u ekzekutua mbrëmë në zonën e Astirit

Ky është 28 vjeçari me dy mbiemra që u ekzekutua

Personi që shihni në foto është Vilson Tafçiu, 28 vjeç i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.  Burimet për televizionet tregojnë se 28 vjeçari i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte i arrestuar në mars të vitit 2018 për trafik droge në Francë. Ai kishte qëndruar 8 muaj në paraburgim e më pas, në nëntor të vitit të kaluar ishte deportuar në Shqipëri.

Mbrëmë, para atentatit, Vilson Tafçiu po qëndronte në një lokal në rrugën Teodor Keko me dy persona të tjerë (versioni tjetër është se po pinte kafe me një vajzë) kur është thirrur nga një person i paidentifikuar me emër, por me trup i gjatë dhe pasi ka dalë jashtë është qëlluar me tre plumba në kraharor.

Flitet që autori të jetë larguar nga vendi i krimit me një makinë të zezë, të fiksuar nga kamerat e sigurisë. Tafçiu jetonte në qytetin e Dibrës me familjen e tij, por siç bëjnë me dije mediat, ai kishte ardhur në Tiranë për varrimin e gjyshes.

Pika kontrolli janë ngritur në akset rrugove për të rënë në gjurmët e autorëve. Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar për vrasjen. E kaluara e 28 vjeçarit dhe përfshirja në trafikun e drogës mund të jetë bërë shkak i atentatit me tre plumba ndaj tij. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/del-fotoja-e-momentit-kur-vritet-28-vjecari-ne-astir/

http://www.tiranapost.al/vrasje-me-arme-zjarri-tek-astiri/

http://www.tiranapost.al/dyshimi-i-pare-per-atentatin-tek-astiri/

 

http://www.tiranapost.al/atentati-tek-astiri-deshmojne-miqte-e-viktimes-nje-person-i-gjate-e-thirri-jashte-lokalit/