Aktualitet

Ky është kandidati për ambasador në Turqi që del sot para komisionit të Politikës së Jashtme

Ky është kandidati për ambasador në Turqi që del sot

Sot në orën 11:00 Komisioni për Politikën e Jashtme do të ketë një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador në Turqi, Kastriot Robos, pasi ambasadori aktual Gent Gazheli nuk do ketë më postin e ambasadorit.

Por kush është Kastriot Robon?

Më herët ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Danimarkë, por u lirua nga detyra me firmën e presidentit Meta, me datë 31 korrik të vitit 2018. Në këtë datë, Meta dekretoi lirimin nga detyra të 6 ambasadorëve dhe emërimin në detyrë të 7 diplomatëve të tjerë.

Ndërsa Gent Gazheli e mori detyrën e ambasadorit shqiptar në Turqi me 9 shkurt 2016 me firmën e Bujar Nishati. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit dhe pastrimit të Parave./ Tiranapost.al. 

Gent Gazheli