Showbiz

Ky është koncerti që nuk duhet ta humbim për asnjë arsye në 21 dhjetor

Ky është koncerti që nuk duhet ta humbim për asnjë

Ka shumë arsye për të mos e humbur koncertin që do të zhvillohet në Katedralen Orthodokse në 21 Dhjetor dhe ju do na jepni plotësisht të drejtë: të gjitha paratë e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me sindromën Down.

Pastaj janë dhe arsyet e tjera, sepse këndon Elina Duni, muzikën e së cilës nuk duam ta humbasim asnjëherë. Por edhe Vlashent Sata!!!!

Këta nuk janë të vetmit. Pjesë e koncertit do jetë edhe Rob Luft, Gent Rushi, Ermal Rodi, Roni Gjura dhe Emiljan Dhimo.

Për të blerë biletat, çmimi i të cilave varion nga 2500 deri në 4500, kliko këtu./Tiranapost.al