Lajme nga Bota

Sulm i dyshuar terrorist në Lugano të Zvicrës, 28 vjeçarja plagos dy gra

Sulm i dyshuar terrorist në Lugano të Zvicrës, 28 vjeçarja

Një 28 vjeçare ka përfunduar në pragat e policisë së Luganos në Zvicër, pasi dyshohet se plagosi dy gra të tjera. Sulmi dyshohet të ketë qenë sulm terrorist i ndodhur mbrëmë në një dyqan. Sipas mediave zvicerane, 28 vjeçarja emri i të cilës ende nuk është bërë publik, u përpoq të mbyste njërën prej grave dhe goditi me thikë në qafë gruan tjetër para se të ndalohej nga klientët e dyqanit.

Një prej të plagosurave flitet të jetë në gjendje më serioze, por jo kërcënuese për jetën.

28 vjeçarja me shtetësi zvicerane njihet nga policia federale e Zvicrës si xhihadiste e dyshuar pasi është hetuar edhe në vitin 2017. 

Ky sulm vjen pas atij tragjik në Vjenë më dy nëntor, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Edhe në Francë janë raportuar disa sulme të dyshuara islamike në Paris dhe në Nicë.

*BBC/ Tiranapost.al.