Lajme nga Bota

Sulm i dyshuar terrorist në Paris

Sulm i dyshuar terrorist në Paris

Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në në veri-perëndim të kryeqytetit francez Paris, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë.

BBC shkruan se policia raporton se viktimës i është prerë koka në vendin e quajtur Conflans-Sainte-Honorine dhe se personi që ka kryer aktin është qëlluar nga policia.

Sulm i dyshuar terrorist në Paris

Thuhet se autori  bërtiti “allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë.

Policia tha se viktima nuk i mbijetoi plagëve pasi u godit me thikë në fyt ndërsa banorëve ju kërkua që të shmangnin zonën.

Prokuroria franceze anti-terror është duke hetuar ngjarjen, ndërkohë që ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, i cili ishte duke udhëtuar në Marok, po kthehet urgjentisht në Paris.