Lajme nga Bota

Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike ‘Charlie Hebdo’

Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike

Dy persona u plagosën në një sulm me thikë në Paris pranë ish-zyrës së revistës satirike, ‘Charlie Hebdo’. Një i dyshuar është arrestuar dhe një tjetër është në arrati. Më parë, policia tha se katër persona ishin plagosur.

Media franceze raporton se dy personat e plagosur punojnë për kompaninë e prodhimit 'Première Lignes' (është një agjenci shtypi dhe kompani prodhimi e krijuar në 2006, e specializuar në gazetarinë investigative).

Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike

Ndërkohë zona e parkut 'Richard Lenoir' është rrethuar nga policia, ndërkohë një pako misterioze i është dërguar stafit botues të redaksisë dhe tashmë po analizohet.

Kryeministri francez Jean Castex shkroi në Twitter se do të shkonte menjëherë në Ministrinë e Brendshme për të ndjekur situatën.

Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike

Zyrat ishin skena e një sulmi në janar të 2015-s ku u vranë 12 njerëz, përfshirë persona nga stafi i revistës, ndërsa vijon gjyqi për 14 persona, të përfshirë në krimin e para 5 viteve, disa të akuzuar se ndihmuan vrasësit. Ngjarja ndodhi pasi revista publikoi një karikaturë të Profetit Muhamed.

Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike

Motivi i sulmit të sotëm është deri më tani i paqartë dhe është e pasigurt nëse lidhet me vrasjet e vitit 2015./ Burimi Euronews.com