Lajme nga Bota

Sulm me thikë në një hotel në Britani: Dy viktima dhe të plagosur

Sulm me thikë në një hotel në Britani: Dy viktima dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin britanik të Glasgow. Një person i paidentifikuar ende ka sulmuar me thikë, duke lënë tre persona të vdekur, mes tyre një oficer policie dhe 6 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në shkallët e një hoteli.

Sulm me thikë në një hotel në Britani: Dy viktima dhe

Policia ka qëlluar për vdekje autorin e sulmit. Mësohet se hoteli ku ndodhi ngjarja ishte mbyllur për shkak të pandemisë por ishte përdorur për të strehuar azilkërkuesit nga Afganistani. Një ditë më parë ata protestuan për kushtet dhe se nuk kishin për të ngrënë.

Policia deri më tani ka thënë se nuk po e trajton sulmin si terrorist, pasi priten të konfirmohen detaje të tjera dhe identiteti i autorit. Mes të plagosurve janë azilkërkues të rinj. 

Sulm me thikë në një hotel në Britani: Dy viktima dhe