Lajme nga Bota

Sulm me thikë në Paris. Vritet oficerja e policisë

Sulm me thikë në Paris. Vritet oficerja e policisë

Një oficere policie është goditur për vdekje me thikë teksa po hynte në stacionin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Rambouillet, 35 milje në jugperëndim të Parisit në Francë.

Sulm me thikë në Paris. Vritet oficerja e policisë

Mediat franceze shkruajnë se sulmuesi është qëlluar për vdekje nga oficerët e tjerë menjëherë pas sulmit.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Thuhet se ai është një burrë me kombësi tuniziane. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka shkuar në vendin e ngjarjes. Hetimet kanë nisur ndërsa nuk hidhen poshtë dyshimet për sulm terrorist.

*Tiranapost.al.