Lajme nga Bota

Pasojat nga Covid rikthejnë Berluscon-in në spital

Pasojat nga Covid rikthejnë Berluscon-in në spital

Ish kryeministri tre herë i Italisë dhe manjati i medias është rikthyer dje në spitalin San Raffaele në Milano. Sipas mediave italiane, Silvio Berlusconi ka nisur trajtimin për shkak të pasojave që i ka lënë sëmundja Covid-19. Ai u infektua vjeshtën e kaluar, por duket se ish kryeministri italian po vuan pasojat që i ka lënë infektimi me virusin e rrezikshëm.

Pasojat nga Covid rikthejnë Berluscon-in në spital

Silvio Berluconi është 84 vjeç, ai pati një operacion në zemër për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar në vitin 2016. Gjithashtu ai qëndroi 12 ditë në spital gjatë muajit shtator për shkak të infektimit me virus, që thuhet t’ia ketë transmetuar miku i tij biznesmen Flavio Briatore gjatë takimit të tyre në Sardenjë.

Pasi doli nga spitali, më 14 shtator, Berlusconi tha se ia hodhi virusit, por gjithë eksperiencën me sëmundjen e përshkroi kështu: Ishte përvoja më e rrezikshme dhe me e frikshmja e jetës time!

Ansa.it/ Tiranapost.al.