Lajme nga Bota

1 trilion pemë deri në 2030-ën! Trump bëhet pjesë e nismës globale, krijon këshillin për mbjelljen, numërimin dhe ruajtjen

1 trilion pemë deri në 2030-ën! Trump bëhet pjesë e

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur këtë të martë një urdhër ekzekutiv që përfshin qeverinë federale në një iniciativë globale për mbjelljen e 1 trilionë pemëve deri në vitin 2030.

Urdhri ekzekutiv i Trump do të thotë që do të krijohet një Këshill përgjegjës ngaqeveria federale për: Zhvillimin, koordinimin dhe promovimin e nismës për rritjen e pemëve, restaurimin dhe ruajtjen e tyre! Gjithashtu, Këshilli do krijojë metodat për të gjurmuar dhe matur numrin e pemëve të mbjella.

1 trilion pemë deri në 2030-ën! Trump bëhet pjesë e

Në urdhrin e Trump të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit citohet presidenti Trump të ketë thënë: "Në 21 Janar 2020, unë njoftova se do të ndërmarr nisma për të mbrojtur mjedisin, Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me iniciativën e Forumit Ekonomik Botëror për Një Trilion Pemë ... një përpjekje ambicioze globale për të rritur dhe ruajtur një trilion pemë në të gjithë botën deri në vitin 2030".

Megjithatë, Trump nuk përcakton konkretisht se sa pemë do të mbillen perms këtij urdhri. Shkencëtarët kanë thënë se mbjellja e pemëve mund të ndihmojë por SHBA do duhet gjithashtu të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e saj për të zbutur ndikimet e ndryshimit të klimës.

Janë 26 ndërmarrje, qytete dhe organizata jofitimprurëse që njoftuan në Gusht se edhe ata do të marrn pjesë në program, për të mbjellë ose ruajtur 855 milion pemë deri në viitn 2030.

Qytetet e Detroit dhe Dallas, si dhe kompanitë Mastercard, Microsoft dhe Bank of America janë midis atyre  që kanë pranuar të jenë pjesë e nismës.

Linku nga Departamenti Amerikan i Shtetit: https://www.doi.gov/pressreleases/trump-administration-furthers-commitment-one-trillion-trees-initiative

----

Edhe në Tiranë para tre vitesh nisma e kryetarit të Bashkisë për mbjelljen e pemëve u mirëprit nga qytetarët dhe u shndërrua në një trend. Mbjellja e një peme u bë edhe një menyrë dhurate, duke ndërgjegjësuar shoqërinë për nevojën e gjelbërimit dhe kujdesin ndaj mjedisit. Deri në janar të 2019-ës, në Tiranë janë mbjellë 100 mijë rrënjë pemë të reja.

1 trilion pemë deri në 2030-ën! Trump bëhet pjesë e