10 viktima dhe 15 të plagosur nga sulmet me thikë në Kanada

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në provincën qendrore Saskatcheëan të Kanadasë. Viktimat u gjetën në 13 vende të ndryshme në Kombin James Smith Cree dhe fshatin Weldon.
Dy të dyshuar të quajtur Damien Sanderson dhe Myles Sanderson janë në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.
Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.
Janë ngritur pika kontrolli në rrugë.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Cree Nation - një komunitet indigjen me rreth 2000 banorë në veri-lindje të Weldon.
Ky është një nga aktet më vdekjeprurëse të dhunës masive që Kanadaja ka parë ndonjëherë.
Kryeministri Justin Trudeau e përshkroi sulmin në Twitter si të tmerrshëm dhe shkruante:
“Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme sot. Ata që janë përgjegjës për sulmet e neveritshme të sotme duhet të vendosen plotësisht para drejtësisë”.
Rhonda Blackmore, oficere komanduese për Saskatchewan RCMP tha se disa njerëz mund të jenë shënjestruar nga dy të dyshuarit, ndërsa të tjerët besohet se janë 'sulmuar rastësisht'.
Marrëdhënia midis Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç, është e paqartë dhe autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.