Dhjetë persona mbetën viktima të një sulmi në Suedi. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00 në Orebro, 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur. Mes viktimave është dhe vetë agresori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori nuk kishte precedent
Të shtënat kanë ndodhën në një qendër arsimore për të rritur. Këto institucione frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar ende shkollën fillore apo të mesme.