10 tërmete në 24 orë në ishujt Kanarie në Spanjë

E Enjte 7 Shtator 2023, 13:54
TiranaPost
10 tërmete kanë tronditur ishujt Kanarie në 24 orët e fundit.
Ndonëse me magnitudë të vogël, tërmetet kanë shkaktuar dëme minimale në disa zona, ndërsa njerëzit frikësohen se një lëkundje më e fortë mund të pasojë.
Lëkundja më e fortë që u rregjistrua ishte 3.6 Rihter.
Ishujt Kanarie ndodhen në mes të pllakave tektonike të Afrikës, Euroazisë dhe Amerikës dhe për këtë arsye janë gjithnjë të ekspozuara ndaj aktiviteteve sizmike.