Lajme nga Bota

10-vjeçari shqiptar i hap derën babait të arratisur nga spitali covid, por ai e vret me thikë

10-vjeçari shqiptar i hap derën babait të arratisur nga spitali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 10-vjeçar shqiptar është vrarë mizorisht me thikë nga babai i tij. Mediat raportojnë se vogëlushi ndodhej vetëm në shtëpi, ku babai i infektuar me Covid ishte arratisur nga spitali. Autori, i cili është shtetas polak Mirk Tonkov, kishte urdhër ndalimi që t’i afrohej familjes së tij.

Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë që djali jetonte me nënën e tij në Vetralle. Kur shkoi në banesë 44-vjeçari gjeti vetëm djalin e tij dhe e qëlloi me thikë pas koke.

Kur nëna e tij Mariola Rapaj u kthye, e gjeti atë të vdekur. Mësohet se burri kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçare me origjinë shqiptare.

Tiranapost.al