120 vetë e akuzojnë për abuzim seksual, Diddy flet nga burgu
E Enjte 3 Tetor 2024, 11:53
TiranaPost
Sean 'Diddy' Combs ka mohuar nga burgu akuzat e 120 vetëve për abuzim seksual.
Përmes avokatit të tij Diddy i ka quajtur të pamerituara akuzat, të pavërteta dhe cirk të pamatur mediatik zhurmën në rrjet.
Abuzimet pretendohet se kanë ndodhur kryesisht në festat e organizuara në Nju Jork, Kaliforni dhe Florida, ku individëve u jepeshin pije të mbushura me drogë. Të rinjve u premtohej se do të bëheshin yje dhe josheshin me famën.
Avokati i tij shton se producenti është i vendosur të mbrojë veten e tij dhe të pastrojë emrin nga ky skandal.