Lajme nga Bota

13 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të kthehesh me ish-in

13 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të kthehesh me

Lajmi i ribashkimit mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pas plot 17 vitesh pasi prishën fejesën e tyre, nxorri në pah temën e ribashkimeve dhe pyetjen: A mund të rikthehem dhe unë me ish-in? Dhe ka kuptim të pyesim gjithashtu nëse rikthimi me ish-in do të ishte çelësi i gëzimit sidomos për ata që pas ndarjes nuk është se punët u kanë shkuar mirë, apo që ende nuk e kanë gjetur dashurinë tjetër. E vërteta është se ka pasur plot histori ribashkimesh mes partnerësh, të cilët sërish kanë gjetur rrugën e përbashkët dhe pjesën tjetër të jetës e kaluan të lumtur.

E rëndësishme është që të theksohet se çdo marrëdhënie është e ndryshme, dhe ndërsa disa mund të gjejnë lumturinë tek rikthimi me ish-in, të tjerë e kanë lumturinë duke qëndruar larg të shkuarës. Por nëse po mendoni të ktheheni me ish-in, apo njërin prej ish-ëve, së pari duhet t'i bëni disa pyetje vetes, dhe më pas pyet ish partnerin.

13 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të kthehesh me

1-Pse u ndave?

Shkaku i ndarjes është çështja numër 1 mes një çifti që duhet të trajtohet dhe të konsumohet përmës një bisede të qetë. Mund të zbulohen pakënaqësi apo qoftë veprime për të cilat mund të mos jesh e vetëdijshme, por që mund të lëndojnë partnerin/en.

2-Çfarë po bëje ti dhe ish-i në jetët tuaja dhe në marrëdhënien e të dyve disa muaj para se të ndaheshit?

Si ishte jeta jote para se të ndaheshit? Po e tij? Ndiheshe më e lumtur apo më e shqetësuar?

3-Çfarë veprimesh bëtë për të adresuar çështjet mes jush?

Nëse nuk ke bërë asgjë për të zgjidhur një problem që ka ndikuar në lidhjen tuaj a do ishit gati ta bënit tani e tutje?

4-Çfarë kërkon për të ardhmen?

A bën pjesë ai në planet e tua për të ardhmen?

5-A ishte e mjaftueshme koha e qëndruarit larg njëri-tjetrit?

A e ndjen vërtetë mungesën e tij? A të bëri mirë apo keq qëndrimi larg?

6-A jeni të dy të vetëdijshëm se çfarë nuk shkoi me lidhjen tuaj?

Diskutoni mbi situata që keni kaluar dhe ku menduat që ish-i gaboi, nëse ende nuk ia ke thënë.

7-Çfarë kërkoni secili nga një lidhje?

Gjeni shkakun e ndarjes dhe nëse arrihet 'kompromisi' kjo pengesë mund të mos jetë më e pranishme këtë radhë.

8-Si kanë qenë lidhjet e tjera pas ndarjes?

Para se të kthehesh tek ish-i duhet të analizosh disa gjëra me veten. A je ndjerë mirë muaj pas ndarjes? Je lidhur sërish? Ke qëndruar single? Pse?

9-A ke ndryshuar?

Ndryshimi i bën mirë kujtdo. Pyet veten nëse me këto ndryshime që ke pësuar ish-i është i përshtatshëm për të pasur një tjetër mundësi. Apo ti vetë për atë.

10-Çfarë veprimesh ke ndërmarrë për të ndryshuar?

Do ishte mirë që të kuptonit nëse jeni lodhur nga njëri tjetri dhe nëse është e nevojshme një mundësi e dytë.

11-Mundesh 'ti marrësh gjërat me ngadalë?

Nëse nxiton, do të gabosh. Jepi kohë vetes dhe ish-it për të rifilluar me qetësi dhe ndryshe nga ajo e shkuara.

12-Çfarë do bënit nëse do dilnit sërish, konkretisht çfarë do bënit në takimin e parë?

Duhet që të rinisni me gjëra të reja, jo me modelin e vjetër. Nëse ky takim do jetë si ato të mëparshmet, gjërat nuk do ecin.

13-A do të jesh mirë nëse takimi nuk shkon mirë?

Sigurohu që të jesh mirë emocionalisht dhe të përgatitesh që gjërat mund të mos ecin dhe aq mirë sa mendonit.

*Tiranapost.al.