13 persona janë plagosur sot pasi një person filloi të qëllonte me armë drejt tyre. Ngjarja ka ndodhur në Austin të Teksasit.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Policia është vënë në kërkim të autorit, por thotë se ka shumë pak informacione në lidhje me të. Edhe pse autori i ngjarjes vijon të jetë në arrati, policia e Teksasit thotë se nuk përbën rrezik për komunitetin.
*Tiranapost.al