Lajme nga Bota

146 milionë banorë, 253 të infektuar. Cili është sekreti i Rusisë?

146 milionë banorë, 253 të infektuar. Cili është

Presidenti rus Vladimir Putin tregoi tha në deklaratën e tij se Rusia e ka nën kontroll situatën me koronavirusin dhe kjo falë masave agresive të marra për parandalimin e infektimit të popullsisë.

Po a e ka vërtet Rusia nën kontroll situatën? Sipas informacioneve të zyrtarëve të Rusisë, strategjia e Putin funksionoi. Numri i të prekurve në Rusi është i vogël edhe pse është në kufi me Kinën.

Rusia ka 146 milionë banorë, por ka më pak raste të prekurish se Luksemburgu. Deri tani raportohet për 253 të prekur me COVID-19. Nga ana tjetër Luksemburgu me 628 mijë banorë raporton 670 të prekur dhe 8 viktima nga COVID-19.

Rusia e mbylli kufirin me Kinën që në 30 janar dhe karantinoi zonat me të prekur.

Dhe që në fund të janarit nisi testimin masiv të popullsisë për t`i identifikuar rastet e prekur herët për të shmangur zinxhirin e përhapjes.

Rusisë i shtohen 30 deri në 50 raste në ditë dhe testimet vazhdojnë. Putin tha gjithashtu se numri i të infektuarve duhet të jetë më i lartë, por një pjesë e të prekurve e kalojnë pa simptoma, në shtëpinë e tyre.

*Burimi CNN