Lajme nga Bota

15 ushtarë armenë vriten, 12 plagosen nga Azerbajxhani, Armenia i kërkon ndihmë Rusisë

15 ushtarë armenë vriten, 12 plagosen nga Azerbajxhani, Armenia i

Armenia i kërkoi Rusisë të martën të ndihmojë në mbrojtjen e saj kundër Azerbajxhanit pas një përleshjeje kufitare në të cilën ajo tha se 15 nga ushtarët e saj u vranë, 12 u kapënr dhe dy pozicione luftarake u humbën, raporton Reuters.

Luftimet ishin më të ashprat që nga lufta 44-ditore e vitit të kaluar mes forcave etnike armene dhe ushtrisë azere mbi enklavën Nagorno-Karabakh, e cila vrau të paktën 6,500 njerëz dhe përfundoi në një fitore vendimtare për Azerbajxhanin.

Ai konflikt përfundoi pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje dhe vendosi pothuajse 2,000 paqeruajtës në rajon. Turqia mbajti anën e Azerbajxhanit, i cili mori përsëri pjesë të tokës që kishte humbur në një konflikt të mëparshëm.

Në një seri deklaratash të përcjella nga agjencitë e lajmeve armene dhe ruse, ministria armene e mbrojtjes tha se trupat e saj ishin vënë nën zjarr nga artileria, armët e vogla dhe forca të blinduara azere.

Ajo tha se 15 nga ushtarët e saj ishin vrarë, 12 ishin kapur dhe se dy pozicione luftarake pranë kufirit me Azerbajxhanin ishin humbur.

"Meqenëse Azerbajxhani ka sulmuar territorin sovran të Armenisë, ne po i kërkojmë Rusisë të mbrojë integritetin territorial të Armenisë bazuar në një marrëveshje ekzistuese të vitit 1987 (mbrojtje reciproke) midis vendeve tona", citoi agjencia e lajmeve Interfax, se tha Armen Grigoryan, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Armenisë.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni si dhe një forcë paqeruajtëse në Nagorno-Karabakh. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Rusia ndaj thirrjes armene.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se kishte nisur një operacion ushtarak për t'iu përgjigjur atyre që i quajti "provokime" në shkallë të gjerë nga pala armene dhe në një deklaratë fajësoi udhëheqjen ushtarako-politike të Armenisë.

Gjithashtu, Ministria tha se forcat armene kishin granatuar pozicionet e ushtrisë azere me zjarr artilerie dhe mortajash dhe se operacioni i saj kishte qenë i suksesshëm.

"Ushtria e Azerbajxhanit ka epërsi operacionale dhe taktike," tha ajo në të njëjtën deklaratë, duke thënë se kishte shënjestruar trupat armene dhe pajisjet përgjatë kufirit.

"Ushtarët armenë po largohen nga pozicionet e tyre në frikë dhe panik. Pajisjet ushtarake që i përkasin palës kundërshtare janë shkatërruar", shtoi Ministria.

Tiranapost.al