Lajme nga Bota

16 vjeçarja abuzohet seksualisht nga 400 burra në Indinë Perëndimore

16 vjeçarja abuzohet seksualisht nga 400 burra në Indinë

Një ngarje tragjike raportohet nga India. Një vajzë 16-vjeçare në Indinë Perëndimore tregon se është përdhunuar nga qindra burra.

Në një deklaratë për Komitetin e Mirëqenies së Fëmijëve të Indisë (CWC) më 11 nëntor, vajza, e cila ishte e pastrehë, tha se ishte përdhunuar nga 400 njerëz në distriktin Beed të shtetit Maharashtra, sipas kryetarit të CWC Abhay Vitthalrao Vanave. Ajo përmendi dy policë në ankesën e saj, tha Vanave.

Vajza po lypte për para në një stacion autobusi kur dyshohet se u detyrua të bënte punë seksuale nga tre burra, raporton CNN.

Ndërsa numri i përdhunuesve të dyshuar do të ishte i vështirë për t'u vërtetuar, vajza mund të identifikonte të paktën 25 autorë të dyshuar, shtoi ai.

Deri më tani janë arrestuar 7 persona nga të dyshuarit.

Sipas deklaratës së policisë, vajza kishte thënë se ishte martuar në moshën 13-vjeçare me një burrë 33-vjeçar që e abuzoi seksualisht.

Ajo gjithashtu i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht nga babai i saj, duke e shtyrë në fund të linte të dyja shtëpitë dhe të flinte në stacionin e autobusit.

Aktivistja për të drejtat e grave Yogita Bhayana tha se ky ishte "rasti më tragjik (përdhunimi) në histori".

“Kjo vajzë torturohej çdo ditë”, tha ajo, duke shtuar se policia nuk kishte arritur ta mbronte. "Ne duam veprime të rrepta kundër të gjithë fajtorëve."

Tiranapost.al