Lajme nga Bota

18-vjeçarja që filmoi vrasjen e George Floyd fiton çmimin Pulitzer

18-vjeçarja që filmoi vrasjen e George Floyd fiton çmimin

Gazeta “Minneapolis Star Tribune” ka fituar ditën e sotme çmimin Pulitzer për publikimin e lajmeve direkt nga ngjarja e vrasjes së George Flyod nga Policia, që krijoi një valë protestash për barazinë raciale që përfshiu të gjithë globin.

Juria e Pulitzer i ka dhënë çmimin gazetarëve të Reuters, Andrew Chang, Lorence Harley, Andrea Canuda, Jaime Doudel dhe Jackie Boots për “analizë të të dhënave në mënyrë autentike”, ndërkohë që çmim fitoi dhe 18-vjeçarja Darnela Freiser e cila filmoi në celularin e saj pamjat që bënë xhiron e botës, ku shfaqeshin oficerët e policisë që po mbanin poshtë George Floyd i cili bërtiste se nuk mund të merrte frymë. Motivacioni për çmimin ishte “rol kritik i qytetarëve në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë”

“Reuters” dhe “Atlantic” fituan çmimin për reportazhet dhe analizat më të mira për këtë vit në lidhje me mbulimin e pandemisë COVID-19. Çmimi Pulitzer është honorari më prestigjoz për gazetarët, që jepet që prej vitit 1917, pasi publikuesi Joseph Pulitzer e vendosi dhënien e këtij çmimi në testamentin e tij.

Tiranapost.al