Lajme nga Bota

23 mijë dokumente shkencore vetëm për koronavirusin, por sa gjëra nuk dihen?

23 mijë dokumente shkencore vetëm për koronavirusin, por sa

Më shumë se 23 mijë dokumente shkencore janë mbushur me fjalë e studime për koronavirusin deri më tani, por shkencëtarët janë të shqetësuar se ato që nuk dihen për këtë virus të ri mund të jenë shumë më të mëdha se ato që janë zbuluar.

Opinionisti David Fickling në Bloomberg thotë se nuk është mbushur me gëzim por me frikë. Ai shtron disa pyetje që edhe pse ka pasur artikuj plot në media ndërkombëtare dhe deklarata virologësh e shkencëtarësh, asgjë nuk dihet me sigurinë më të madhe dhe kjo vlen edhe kur pyetet sa goditëse do jetë vala e dytë.

23 mijë dokumente shkencore vetëm për koronavirusin, por sa

Ja çfarë shkruan ai:

Ajo që ne nuk dimë ende për koronavirusin është shumë e gjerë dhe befasuese. Kanë kaluar kohë, por është e paqartë se sa shumë është në gjendje të përhapet virusi nga ajri. Në cilat lloje sipërfaqesh mbijetojnë më shumë dhe për sa kohë ekzaktësisht. Çfarë roli luanë fmëijët vërtetë në transmetimin e virusit, për sa kohë ata që janë të infektuar dhe e kanë kaluar mund të të ruajnë imunitetin. Madje ne nuk dimë realisht se sa njerëz në botë janë infektuar.