Lajme nga Bota

23 të moshuar në Norvegji vdesin pasi bënë vaksinën anti-Covid: Reagimi nga Pfizer dhe a mund të jetë rastësi?

23 të moshuar në Norvegji vdesin pasi bënë vaksinën

Lajmi se 23 pacientë të moshuar ndërruan jetë në Norvegji pasi bënë vaksinën anti-Covid të Pfizer, tronditi ekspertët kudo në botë. Autoritetet norvegjeze kanë nisur një hetim të hollësishëm lidhur me ngjarjen e rëndë. Ndërsa mjekëve u është kërkuar të kryejnë vlerësime më të detajuara për të moshuarit, të cilët presin të bëjnë vaksinën.

Drejtori mjekësor i Agjencisë së Barnave, Steniar Madsen, thotë se mund të jetë edhe rastësi kjo që ka ndodhur por nuk ka siguri:

‘Mund të jetë një rastësi, por ne nuk jemi të sigurt. Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis vdekjeve dhe vaksinës’.

Dy vaksinat e Covid-19, Comirnaty nga BioNTech / Pfizer dhe Moderna, po përdoren në Norvegji. Agjencia ka hetuar 13 nga vdekjet deri më tani dhe arriti në përfundimin se efektet anësore të zakonshme të vaksinave të ARN-së, të tilla si ethe, të përziera dhe diarre, mund të kenë kontribuar në rezultate fatale tek disa nga pacientët e moshuar.

'Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj dhe jo të pazakonta me vaksinat, mund të përkeqësojnë sëmundjen tek të moshuarit. Tani ne po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja e të cilëve mund të përkeqësohet nga vaksina.'

Për ngjarjen ka reaguar dhe vetë kompania Pfizer ku thotë:

'Pfizer dhe BioNTech janë në dijeni të vdekjeve të raportuara pas vaksinimit me BNT162b2. Ne jemi duke punuar me agjencinë norvegjeze për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse'.

Qeveria Norvegjeze do të konsiderojë gjithashtu rregullimin e udhëzimeve të vaksinimit për të pasur më shumë kujdes me shëndetin e pacientëve.

Instituti Paul Ehrlich në Gjermani po heton gjithashtu 10 vdekje që kanë ndodhur pas vaksinimit Covid-19. Kina ndërkohë u ka bërë thirrje Norvegjisë dhe vendeve të tjera të pezullojnë përdorimin e vaksinës Cfid-19 me bazë mRNA të Pfizer.

Të gjitha vdekjet në Norvegji kanë ndodhur me pacientë të dobët fizikisht dhe të moshuar që jetojnë në azil. Të gjithë janë mbi 80 vjeç dhe disa prej tyre mbi 90. Efektet e vaksinës së Pfizer po studiohen edhe në Britani.

*Tiranapost.al.