Lajme nga Bota

24-vjeçari që mori telefonatë nga Trump

24-vjeçari që mori telefonatë nga Trump

Ai është Madison Cawthorn, kandidati 24-vjeçar fitues i Republikanëve që mundi një politikane të vjetër të aprovuar nga Trump, si Lynda Bennett. Mosha minimale për t`u bërë pjesë e Kongresit është 25, por Madison i mbush në gusht. Kështu që në nëntor do jetë në moshën e duhur për të hyrë në zgjedhje përballë kandidatit demokrat Moe Davis.

Në një intervistë televizive Cawthorn u pyet nëse kishte marrë ndonjë telefonatë për fitoren e tij nga stafi i Trump, i Shtëpisë së Bardhë dhe u përgjigj: “Kam folur me vetë presidentin. Më uroi dhe më shprehu se ishte një fitore e bukur ajo imja”, tha Madison Cawthorn.

*Burimi Fox News