Lajme nga Bota

3 faktorët që e ndihmuan Merkel të qëndronte në pushtet për 16 vite

Përveç aftësisë së saj brilante për të bërë kompromise dhe për të ruajtur koalicione fituese, tre faktorë ishin deçizivë në triumfin elektoral të Merkel për gati dy dekada: Së pari dhe faktori më i rëndësishëm ishte bashkimi monetar europian që solli euron në të gjithë kontinentin në vitin 2002; Së dyti, reformat e Schoder për demokracinë sociale krijuan kushtet e një klase punëtore më të sigurt ekonomikisht, një platformë mbi të cilin u ndërtua një pjesë e madhe e suksesit financiar të Merkel dhe së treti mbështetja gati e pakushtëzuar e SDP që i mundësoi shumë herë formimin e qeverisë.

3 faktorët që e ndihmuan Merkel të qëndronte në pushtet

Tani që administratës Merkel në Berlin po i vjen fundi pas 16 vitesh, vlen të studiohet në retrospektivë sesi një lider në një shtet perëndimor mund të qëndrojë kaq gjatë në pushtet. Përgjatë kohës që ajo ishte kancelare, ajo për pak transformoi një demokraci parlamentare në një sistem presidencial dhe e shndërroi veten “de-facto” një presidente jo-zyrtare të Bashkimit Europian.

Angela Merkel u rrit në lindjen komuniste të Gjermanisë së ndarë më dysh pas Luftës së Dytë Botërore. Muri i Berlinit ra kur ajo ishte 35 vjeç dhe si karakter politik ajo është produkt i politikës së viteve 1989-1990 kur Bashkimi Sovjetik u copëtua dhe ekonomitë e mëdha globale si SHBA-të nën drejtimin e George Bush po hapnin ekonomitë e tyre drejt globalizimit dhe tregut të lirë internacional.

Në atë kohë u shkruajt libri i mirënjohur i Francis Fukuyama që fliste për fundin e historisë, ku dukej se modeli i demokracisë liberale do të sundonte botën i pasfiduar. Në vitin 2002, kur ishte lidere e opozitës, Merkel ishte nga të paktat figura politike në kontinent që nxiste bashkimin e Gjermanisë në fushatën e pushtimit të Irakut që kishte filluar një vit më parë nga presidenti amerikan George W. Bush. Nëse ka një konstante në karrierën e saj politike, mund të thuhet se është apasionimi i Merkel pas rolit të SHBA-ve në botë dhe potencës së saj gjeopolitike dhe përgjatë viteve të fundit kemi dëshmuar sesi ajo ka dashur ta tranformojë dhe BE në një faktor global, veçanërisht me tërheqjen e Washington-it nën drejtimin e Donald Trump. Merkel advokoi krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane që do të “ndërhynte në botë për të mbrojtur interesat tona” dhe pas samitit të Biden me Putin, nxiti liderët europianë që të mandatohej të bënte të njëjtën gjë, për të rritur prezencën e BE në arenën gjeopolitike.

Përveç aftësisë së saj brilante për të bërë kompromise dhe për të ruajtur koalicione fituese, tre faktorë ishin deçizivë në triumfin elektoral të Merkel për gati dy dekada: Së pari dhe faktori më i rëndësishëm ishte bashkimi monetar europian që solli euron në të gjithë kontinentin në vitin 2002; Së dyti, reformat e Schoder për demokracinë sociale krijuan kushtet e një klase punëtore më të sigurt ekonomikisht, një platformë mbi të cilin u ndërtua një pjesë e madhe e suksesit financiar të Merkl dhe së treti mbështetja gati e pakushtëzuar e SDP që i mundësoi shumë herë formimin e qeverisë edhe pse zgjedhje pas zgjedhjeje përqindja e CDU bëhej më e ulët (me përjashtim të zgjedhjeve të 2013 kur pati një rritje të konsiderueshme pas “boom-it” që ndoqi krizën financiare të 2008).

Të shumtë kanë qenë ata në partinë e Merkel që e kanë sfiduar për kompromiset e shumta me social-demokratët të cilët ndonëse shkuan nga 45% në afron 20% të votës kombëtare shpërbleheshin me poste të rëndësishme në dikastere si financat, politikat e jashtme etj. Megjithatë, karriera e Merkel tregoi se për të qenë i suksesshëm nuk duhet të jesh i ngurrtë ideologjikisht.

Kursi i favorshëm i këmbimit të Euros me markën gjermane si dhe kontrolli disproporcional që Gjermania ka në Bankën Qendrore Europiane, bënë që kushtet e rimëkëmbjes pas krizës së vitit 2008 të diktoheshin nga Merkel dhe për pasojë, i vetmi shtet që rriti eksportet, mbajti në kontroll fuqinë blerëse dhe nuk pësoi ngritje të frikshme të papunësisë në perëndim ishte Gjermania. Për krahasim, Franca, Italia dhe Irlanda kaluan në buxhete negative dhe borxhi kombëtar po shkonte afro 100% të PBB.

Megjithatë, përfundimisht ajo që solli dhe largimin eventual të Merkel është fleksibiliteti i saj ideologjik. CDU nuk mund të pranonte një lidere që legalizoi martesën e homoseksualëve, i la social-demokratëve Ministrinë e Financave dhe pranoi më shumë se 1 milion refugjatë të marrin lejë qëndrimi. Ajo shpalli se nuk do të rikandidonte kur sondazhet e opinionit publik, por dhe rezultatet zgjedhore dëshmonin se konservatorët po humbisnin dhjetëra mijëra vota tek e djathta ekstreme dhe se vetë përfaqësuesit lokalë të CDU shkruanin artikuj apo votonin kundër iniciativave Merkel. Formula që solli partneritet dhe bashkim kombëtar, solli përçarje dhe përplasje mes të djathtës, çka në fund të ditës i solli dhe largimin nga Kancelaria. Megjithatë, nuk do të ishte e papritur që Merkel ta shohim sërish në një rol drejtues, me gjasë Presidente të Komisionit Europian, një post që padyshim ajo do kërkonte t’i shtonte kompetencat.

Përshtatur nga “Spiked”/ Tiranapost.al