Lajme nga Bota

3 javë, 38 vrasje masive. Amerika e 2023-shit

3 javë, 38 vrasje masive. Amerika e 2023-shit

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në Half Moon Bay, Kaliforni, në të shtënat e dyta masive në këtë brenda 48 orëve.

I dyshuari për të shtënat e së hënës në pjesën veriore të shtetit është arrestuar, tha për CNN të hënën në mbrëmje Dave Pine, president i Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut San Mateo.

Të shtunën mbrëma, të paktën 11 persona u vranë dhe të tjerë u plagosën pas të shtënave masive në Monterey Park, Kaliforni. Të shtënat ndodhën ndërsa komuniteti i madh aziatik amerikan i qytetit po festonte fundjavën e Vitit të Ri Hënor.

Shumë detaje nuk dihen akoma, por skenat e agonisë dhe tmerrit janë gjithnjë e më shumë të njohura në Amerikë. Në fakt, të shtënat masive të së hënës u bashkohen 37 të tjerave në vetëm tre javët e para të vitit 2023.

Komunitetet nga Goshen, Kaliforni, në Baltimore, Maryland, po jetojnë nën frikën dhe terrorin se ndërsa jetojnë, dikush tjetër po përgatit një sulm.

“Të gjithë ne në këtë sallë dhe në gjithë vendin tonë e kuptojmë se kjo dhunë duhet të ndalet", tha Kamala Harris.

Presidenti Joe Biden i kërkoi Kongresit të hënën të miratojë një palë projektligj që të rritet mosha për blerjen e armëve, në 21 vjeç.

“Shumica e popullit amerikan pajtohet me këtë veprim të arsyeshëm. Nuk mund të ketë përgjegjësi më të madhe sesa të bëjmë gjithçka që mundemi për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë, komuniteteve tona dhe kombit tonë”, tha ai në një deklaratë.