Lajme nga Bota

3 të vrarë dhe një polic i plagosur rëndë nga sulmi me armë në një fabrikë në Amerikë

3 të vrarë dhe një polic i plagosur rëndë nga sulmi me

Tre burra vdiqën dhe një tjetër u plagos kur një person i armatosur hapi zjarr në fabrikën e prodhimit ku ai punonte në Merilendin perëndimor, të enjten pasdite. Një efektiv i policisë u plagos në një shkëmbim zjarri me të dyshuarin e ngjarjes.

Mark Alan Frey, 50 vjeç, Charles Edëard Minnick, 31 vjeç dhe Joshua Robert Ëallace, 30 vjeç, u vranë nga të shtënat në Columbia Machine, në Smithsburg. Polici 42-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

I dyshuari arriti të largohej nga vendngjarja teksa hapi zjarr edhe ndaj policisë dhe është në kërkim.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, e disata brenda një kohe të shkurtër në Amerikë.