Lajme nga Bota

344 të vdekur në një ditë! Kryeministri i Spanjës zgjat ditët e emergjencës: E keqja akoma s’ka ardhur

344 të vdekur në një ditë! Kryeministri i Spanjës zgjat

Në Spanjë do të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme edhe për 15 ditë të tjera. Vendimi është marrë nga qeveria, që do të thotë se gjendja e alarmit do të jetë në fuqi deri me datë 12 prill, pasi sipas qeverisë, 15 ditët e para nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur koronavirusin.

Kryeministri Sanchez në deklaratën për shtyp tha se ditë të vështira do të vijnë, se e keqja akoma nuk ka kaluar dhe këtë e dëshmojnë shifrat e viktimave dhe të prekurve që po rritet në mënyrë të frikshme.

Nga të dhënat në kohë reale rezulton se Spanja mban vendin e tretë në botë për numrin e të infektuarve.

28,572 janë të infektuar në total, +3,076 në vetëm 24 orët e fundit.

Numri i viktimave: 1,725 nga këto +344 janë të regjistruar vetëm 24 orët e fundit.

Të shëruar janë: 2,125

Në trajtim intensiv janë 1,785

344 të vdekur në një ditë! Kryeministri i Spanjës zgjat

Në deklaratën e një dite më parë, kryeministri spanjoll tha:

Koronavirusi është një katastrofë që e gjeti njerëzimin të papërgatitur. Këto shtatë ditë na kanë ndryshuar. Ne e shikojmë jetën në rrezik. Po luftojmë me një armik që po e njohim pak nga pak. Teksa e njohim më mirë, ndryshojmë edhe mënyrat se si ta luftojmë. Po ndjekim këshillat e ekspertëve ndërkombëtarë. Po zbatojmë strategjinë e OBSH-së. Duhet të përmirësojmë rezistencën e sistemit shëndetësor, që edhe shkencëtarët ndërkohë të gjejnë vaksinën!