Lajme nga Bota

4 shtete që refuzojnë mbylljen gjatë pandemisë

4 shtete që refuzojnë mbylljen gjatë pandemisë

Rastet e Covid-19 janë rritur në të gjithë botën ndërsa sezoni i festave po afrohet. Megjithëse lajmet e fundit në lidhje me zhvillimin e vaksinave kanë qenë pozitive, mesatarja e amerikanëve nuk do të jetë në gjendje të vaksinohet deri në vitin 2021.

Kjo i bën udhëheqësit shtetërorë të debatojnë për mënyrën më të mirë për të kontrolluar virusin. Javën e kaluar, një këshilltar i Presidentit të Zgjedhur Joe Biden pohoi se një bllokim kombëtar prej katër deri në gjashtë javë mund të vendosë nën kontroll situatën lidhur me pandeminë. Biden nuk ka shprehur mbështetje për një hap të tillë. Por udhëheqësit e këtyre shteteve kanë thënë se ata nuk do të mbështesin mbylljen.

Bëhet fjalë për këto shtete:

1 Dakota e Jugut

Dakota e Jugut është një nga shtetet e pakta që nuk ka pasur bllokim. Guvernatori Kristi Noem është shprehur se nuk do të bllokojë vendin si masë kundër Covid.

"Nëse njerëzit duan të mbajnë një maskë, ata janë të lirë ta bëjnë këtë," shkroi ajo në Twitter. "Ata që nuk duan të mbajnë maskën nuk duhet të turpërohen për këtë dhe qeveria nuk duhet ta urdhërojë një gjë të tillë. Ne duhet të respektojmë vendimet e njëri-tjetrit”. Shteti raporton 154.5 raste të reja ditore të Covid-19 për 100,000 njerëz në një mesatare javore. Forbes ka renditur shtetin si një nga 10 më të rrezikshmit për t'u vizituar tani.

2 Teksas

Guvernatori Greg Abbott ka vënë një numër kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë shtetrrethimin dhe kufizimin e tubimeve në dhjetë persona ose më pak. Por bllokimet janë një ndalesë e vështirë në të gjithë vendin. Qarku El Paso u përpoq të miratojë një bllokim pesë-javor për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Shteti e luftoi atë në gjykatë dhe fitoi, duke i dhënë fund bllokimit këtë javë.

3 Florida

Megjithëse Teksasi regjistroi më shumë se 10,000 raste ditore me Covid gjatë fundjavës, numri më i lartë që nga muajt e Verës, guvernatori Ron DeSantis është zotuar se nuk do të ketë bllokim në të gjithë vendin. "Guvernatori nuk do të bllokojë dhe dëmtojë familjet që nuk kanë mundësi të strehohen në vend për gjashtë javë," i tha ai një zëdhënësi të CBS 12.

4 Misisipi

Më 12 nëntor, në përgjigje të spekulimeve se Biden mund të urdhërojë një bllokim mbarëkombëtar kundër Covid-19, guvernatori Tate Reeves tha se Misisipi nuk do të merrte pjesë në këtë vendim.

"Ky nocion që një nga këshilltarët e tij ka thënë se duhet një bllokim kombëtar gjashtë-javor për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi është përtej arsyes," tha Reeves. "Kjo nuk është mënyra se si funksionon ekonomia", shton ai.

*Artikulli i marrë nga Eatthis. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.