4 të plagosur nga të shtënat me armë në një universitet në Gjermani, autori i vetëvrarë ishte student

E Hënë 24 Janar 2022, 17:56
TiranaPost
Katër student mbetën të plagosur rëndë sot në një universitet në Gjermani, pas një sulmi me armë ku autor ishte një bashkëmoshatar i tyre, i cili u vetëvra më pas.
Mediat gjermane raportojnë se studenti u fut në një sallë leksioni në universitetin e Heidelberg në Neuenhammer Feld dhe ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të plagosur katër student dhe më pas është vetëvrarë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.