43-vjeçarja Roberta Metsola në ditën e ditëlindjes zgjidhet Presidente e Parlamentit Europian

Është nga Malta, 43 vjec, Roberta Metsola është Presidentja e re e Parlamentit Evropian. Metsola u zgjodh në votimin e parë me 458 vota (për t'u zgjedhur mjaftonin 309).
Zgjedhja e Metsolës u diskutua që ditën e djeshme si e mundshme, duke qenë se kandidatura e saj kishte marrë mbështetjen e tre grupeve politike që janë pjesë e shumicës në Parlamentin Evropian: Partia Popullore Evropiane (EPP), e qendrës së djathtë (S&D), qendra e majtë dhe grupi liberal Renew Europe.
Metsola do të marrë detyrën që deri përpara pak ditësh e mbante David Sassoli. Sassoli u nda nga jeta në 11 janar ndërsa ishte ende në detyrë.
Roberta Metsola e feston pikërisht sot 43-vjetorin e saj. Ajo është eurodeputete që nga viti 2013. Është eurodeputetja e parë e zgjedhur në Maltë.
Më herët se të angazhohej me politikë ajo kishte qenë eksperte avokatie në të drejtën evropiane. Është diplomuar në College of Europe.
Nga viti 2012 deri në 2013-ën ka qenë këshilltare e Përfaqësueses së Lartë për Çështjet Evropiane, Catherine Ashton.
Metsola është e martuar me politikanin dhe menaxherin finlandez Ukko Metsola, nga i cili ka marrë edhe mbiemrin. Bashkë kanë katër fëmijë.