Lajme nga Bota

5-vjeçarja e zhdukur në Itali u vra nga nëna e saj

5-vjeçarja e zhdukur në Itali u vra nga nëna e saj

Elena Del Pozzo , vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Katania dhe bëri bujë në mediat italiane u vra nga nëna e saj.

Martina Patti, 23 vjeç pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit ka rrëfyer para karabinierëve dhe avokatit se kishte vrarë vajzën e saj, por nuk tregoi si dhe pse e kishte kryer krimin.

5-vjeçarja e zhdukur në Itali u vra nga nëna e saj

Fillimisht 23-vjeçarja inskenoi një rrëmbim për të fshehur krimin.

Babai dhe nëna e fëmijës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Burri u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më vonë u shpall i pafajshëm. Pas lajmit, ai shkoi i dëshpëruar, me partneren e re, në vendin ku u gjet kufoma, 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.