Lajme nga Bota

800 pasagjerë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në një anije turistike në Australi

800 pasagjerë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në një anije

Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 është ankoruar në Sydney, Australi.

Rreth 4,600 pasagjerë dhe ekuipazh ishin në bordin e anijes kur ajo u ankorua - që do të thotë se rreth një në pesë persona kishte Covid.

Marguerite Fitzgerald, presidentja e operatorit të lundrimit në Australi, tha se një numër i madh rastesh filluan të zbuloheshin rreth gjysmës së udhëtimit 12-ditor.

Të gjitha rastet ishin ose asimptomatike ose me simptoma të lehta.

“Stafi do të ndihmojë të gjithë pasagjerët që kanë rezultuar pozitivë me akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit", tha ajo.

Përhapja vjen ndërsa rastet e Covid rriten në të gjithë Australinë.